ilirida.net - Online PRESS Center

Mosmarrëveshje për rezultatet
Burime partiake i thanë gazetës “Koha e Re” se reagimi i Ahmetit ka detyruar kryeministrin të shtyjë konferencën për gazetarë, që ishte paraparë të mbahet të enjten, me qëllim që të harmonizohet raporti që do të paraqitet para medieve

Afrim TANALLARI

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mësohet të jenë përplasur për publikimin e rezultateve të 4-vjetorit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Burime partiake i thanë gazetës “Koha e Re” se reagimi i Ahmetit ka detyruar kryeministrin të shtyjë konferencën për gazetarë, që ishte paraparë të mbahet të enjten, me qëllim që të harmonizohet raporti që do të paraqitet para medieve.

“Përpos anulimit, materiali që duhej të prezantohet nga vetë kryeministri Gruevski do të pësojë edhe ndryshime në përmbajtje”, theksojnë burimet.

Në njoftimin e Qeverisë për shtyrjen për një ditë të konferencës për media nuk përmendet ndonjë arsye e fuqishme protokollare e Gruevsit, por vetëm një informatë e shkurtë se press-konferenca anulohet për të premten në ora 14, në hapësirat e godinës qeveritare. Zëdhënësi qeveritar, Muamet Hoxha, thotë se konferenca është anuluar për arsye teknike.

Gruevski, ndërkaq, ishte paraparë që në konferencën e së enjtes të shpalosë të arriturat e qeverisë për mandatin katërvjeçar, prej kur VMRO-DPMNE-ja drejton qeverinë. Merret vesh se edhe kjo ka qenë një ndër arsyet që ka detyruar BDI-në të intervenojë dhe të shtyhet konferenca për të premten dhe të pësojë ndryshime.

“Nuk mund të ketë press-konferencë për katër vjet pasi që qeveria është ndryshuar para dy viteve”, thonë burime nga BDI-ja.

Ato thonë se do ta shqyrtojnë mundësinë që të njëjtën dite edhe BDI-ja të organizojë press-konferencë për të sqaruar arsyet e anulimit të press-it të kryeministrit Gruevski.  Në materialet propaganduese që shpërndau qeveria kohë më parë të arriturat e qeverisë i prezantonte vetëm si të arritura të VMRO-DPMNE-së, me ç’rast anashkaloi partnerin shqiptar të koalicionit.

Anashkalime të kësaj natyre janë paraqitur edhe në fjalimet e fundvitit që i organizojnë bartësit e institucioneve më të rëndësishme shtetërore, si presidenti dhe kryeparlamentari, gjë që thuhet të ketë mbushur kupën në BDI.

Nervoza e BDI-së

“Nuk mund të ketë press-konferencë për katër vjet pasi që qeveria është ndryshuar para dy viteve”, thonë burime nga BDI-ja. Ato thonë se do ta shqyrtojnë mundësinë që të njëjtën dite edhe BDI-ja të organizojë press-konferencë për të sqaruar arsyet e anulimit të press-it të kryeministrit Gruevski.  Në materialet propaganduese që shpërndau qeveria kohë më parë të arriturat e qeverisë i prezantonte vetëm si të arritura të VMRO-DPMNE-së, me ç’rast anashkaloi partnerin shqiptar të koalicionit.

Share on Facebook

Koha për krijimin e shtetit palestinez
Presidenti Obama tha se qëllimi i bisedimeve është zgjidhja e të gjitha çështjeve për statusin përfundimtar dhe negocimi i një marrëveshjeje që çon në themelimin e një shteti palestinez të pavarur, demokratik dhe të qëndrueshëm, që ekziston në paqe dhe siguri bashkë me shtetin e Izraelit

Presidenti Barack Obama thotë se izraelitët dhe palestinezët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për të arritur paqe të qëndrueshme që u ofrohet me rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta. Obama u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me udhëheqës të tjerë nga Lindja e Mesme para hapjes zyrtare të enjten të bisedimeve të drejtpërdrejta në Departamentin e Shtetit.

Presidenti Obama mirëpriti një nga një në Zyrën Ovale udhëheqësit e Izraelit, të Autoritetit Palestinez, Jordanisë dhe Egjiptit, në këtë përpjekje të vrullshme për të çuar përpara çështje që kanë qenë të zorshme për presidentët e mëparshëm amerikanë.

Në një nga tri paraqitjet para kamerave televizive me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton përkrah, Presidenti Obama foli për bisedat që ka pasur me Kryeministrin Netanyahu dhe Presidentin Abbas.

“Siç u thashë të dyve sot, ky rast mund të mos përsëritet. Nuk mund të lejojnë që t’u ikë nga duart. Tani është koha për udhëheqës guximtarë dhe vizionarë që t’ua sjellin popujve të tyre paqen që meritojnë”.

Presidenti Obama tha se qëllimi i bisedimeve është zgjidhja e të gjitha çështjeve për statusin përfundimtar dhe negocimi i një marrëveshjeje që çon në themelimin e një shteti palestinez të pavarur, demokratik dhe të qëndrueshëm, që ekziston në paqe dhe siguri bashkë me shtetin e Izraelit.

Ndër çështjet kyçe në bisedimet e drejtpërdrejta është pezullimi i pjesshëm dhjetëmujor i ndërtimeve në vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor. Pezullimi skadon më 26 shtator dhe pala palestineze ka këmbëngulur që Izraeli të zgjasë moratoriumin për ndërtime.

Kryeministri Netanyahu ka theksuar nevojën për njohjen e Izraelit nga pala palestineze, për zotimin e tyre për masa të efektshme dhe të qëndrueshme të sigurisë, si dhe për dhënien fund dhunës.

Para një darke pune, të pesë udhëheqësit u paraqitën para medieve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë për të folur rreth qëllimit kryesor – arritjes së një marrëveshje brenda vitit të ardhshëm për konfliktin izraelito-palestinez.

Ndërsa kthehej shpesh nga Presidenti Abbas, Kryeministri Netanyahu tha se kishte ardhur për të gjetur një kompromis historik që do t’u mundësojë izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet.

“Të mos na pengojnë dallimet mes nesh. Ta drejtojmë guximin, të menduarit dhe vendimet tona drejt atyre vendimeve historike që ndodhen para nesh”.

Presidenti Abbas, duke folur me ndihmën e një përkthyesi, tha se ka ardhur koha për të bërë paqe, për t’i dhënë fund okupimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli dhe që dy popujt të jetojnë pranë njëri-tjetrit.

“Është koha që të themelohet një shtet sovran palestinez përkrah shtetit të Izraelit. Është koha që t’i jepet fund luftës në Lindjen e Mesme”.

Duke thënë se paqja në Lindjen e Mesme ka qenë shpresë e pakapshme për dy dekada, zoti Mubarak i bëri thirrje Izraelit të pezullojë ndërtimin e vendbanimeve, ndërsa Mbreti i Jordanisë, Abdullah, foli për rrezikun e dështimit.

Sot në Departamentin e Shtetit, Sekretarja Clinton do ta shpallë zyrtarisht rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta dhe më pas Kryeministri Netanyahu dhe Presidenti Abbas do të bëjnë deklarata publike, para se të fillojnë bisedimet private. I dërguari në Lindjen e Mesme, Geo

Share on Facebook

Vetëvendosje kundër privatizimit
Përfaqësues të Lëvizjes vetëvendosje” kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me privatizimin e disa ndërmarrjeve publike në Kosovë nga ana e institucioneve të shtetit. Kukulla në kokat e të cilave ishin vendosur fotografitë e liderëve kryesor të shtetit dhe disa fjali shpjeguese, kanë qenë pjesë e performancës të aktivistëve të kësaj organizate

Lëvizja “Vetëvendosje” shprehu pakënaqësinë për mënyrën e zhvillimit të procesit të privatizimit në Kosovë. Kjo lëvizje më një performansë të shfaqur në Sheshin “Nënë Tereza”, të Prishtinës ka kundërshtuar mënyrën me të cilën po privatizohen ndërmarrjet publike, duke e vlerësuar si të dëmshme për ekonominë e Kosovës.

Aktivistët e “vetëvendosjes” kishin kamufluar fytyrat e udhëheqësve të vendit, dhe të Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me trupa të ndërtuar prej letre, ndërsa në një mbishkrim shkruante se ata janë në shitje. Kukulla në kokat e të cilave ishin vendosur fotografitë e liderëve kryesor të shtetit dhe disa fjali shpjeguese, kanë qenë pjesë e performancës të aktivistëve të “Vetëvendosjes”, të cilët në qendër të Prishtinës i kanë nxjerr në shitje presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe disa ministra, si dhe drejtorin e AKP-së, Dino Asanaj. Në këtë valë speciale të privatizimit të “Vetëvendosjes” ishin të vendosura edhe pankarta me mbishkrimin “Shiten Shitësit”, “Çmimi i panegociueshëm 0:0 euro”, “Shiten vetëm për eksport. Pra, blerësi duhet t’i marrë me vete dhe t’ua ndërpres të gjitha kontaktet me Kosovën”, etj.

Aktivisti i kësaj lëvizjeje, Frashër Krasniqi, vlerësoi se forma e deritashme e privatizimit ka sjell vetëm dëme për ekonominë e Kosovës dhe se deri më tash nga ky proces kanë përfituar vetëm liderët, duke ndërtuar shtëpi dhe blerë vetura më luksoze. Duke vlerësuar se ndërmarrjet të cilat do të mund të ishin bazë e fortë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, po shkatërrohen në mënyrë që të shiten sa më lirë dhe sa më shpejt, Krasniqi tha se nëse vazhdohet me trendin e njëjtë të privatizimit të kompanive, siç janë Postë Telekomunikacioni i Kosovës (PTK), Korporata Elektro-energjetike e Kosovës (KEK) dhe Trepça, në Kosovë vetëm sa do të rritet varfëria.

Share on Facebook

Shumica e reperëve tanë janë fals
Njëri nga rep grupet më produktivë të kohëve të fundit është grupi nga Peja “Klani Shqiptar”. Pas shumë këngëve të realizuara gjatë këtij viti, këto ditë ata sjellin para audiencës së tyre këngën dhe videoklipin më të ri “Stili yt” që është në bashkëpunim me Rilind Mehmetajn, të cilin grupi e ka menduar si personin ideal për këtë bashkëpunim. “Rilinidi është një këngëtar i ri por shumë i talentuar.

Kënga ka dal shumë profesionale dhe është duke u pritur shumë mirë si nga publiku, ashtu edhe nga mediat”, shprehet i kënaqur anëtari i grupit, Zekë Blakaj. “Klani Shqiptar” njihet për bashkëpunime të ndryshme, por prej tyre ata veçuan dy si më të suksesshmet. “Dy bashkëpunimet më të suksesshme për ne janë: Kënga “Tripi jonë” në bashkëpunim me “Dr Nushin” dhe kënga “Hey” në bashkëpunim me “Dj Blunt” më të cilën edhe jemi shpërblyer në festivalin “Çelësin muzikor”.

Bashkëpunime më shumë këngëtarë

“Klani shqiptarë” tash e disa kohë ka të formuar edhe kompaninë “Kanuni Records” ku dita ditës po hynë talente të reja të rep skenës muzikore.

“Ka interesim të jashtëzakonshëm të djemve dhe grupeve të reja për të u bërë pjesë e kompanisë “Kanuni Records”. Jemi në përgatitje të albumeve të tre këngëtarëve si: Turimi, Tmerri, Lindi të cilëve së shpejti do të iu dalin albumet në shitje”, pohon Blakaj duke treguar për planet e tij në vazhdim ku pret një sërë bashkëpunimesh më këngëtarë me emër në estradën tonë.

“Së shpejti do të përfundoj kënga në bashkëpunim me Turimin dhe Gresa Behlulin ku presim që do të jetë një këngë më të vërtet e suksesshme, pastaj do të kemi një duet me Valza Bajren ft Turimi, ndërsa në tetor do të realizojmë një këngë në bashkëpunim me Getoar Selimin – “Tingulli 3nt””, thotë ai duke premtuar dy videoklipe gjatë këtij viti.

“Klani shqiptar” thekson se me shumicën e repëreve kanë raporte të mira kolegiale por ata i sugjerojnë disa kolegë të tyre që të jenë reperë të vërtetë e jo fals siç bëjnë shumica në Kosovë. “Të jesh reper nuk do të thotë të bësh vetëm këngë, por duhet që edhe në jetën reale të jesh reper i vërtet e jo fals si reperat tonë në Kosovë”, përfundojnë dy anëtarët e grupit “Klani Shqiptar

Share on Facebook

Adelina Ismajli duet me Tingulli-3nt
Tingulli 3nt duet me Adelina Ismailin Pasi ka lansuar disa duete koheve të fundit, Të cilat po kan shum sukses si duket Tingulli 3nt nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Ata tashmë kan vendosur në duetin e radhes me këngëtaren e mirënjohur Adelina Ismaili.

Pas publikimit të albumit të Tingullit 3nt i cili pritet të dal në treg kete muaj, I kontaktuar permes telefonit Getoar Selimi antar i grupit tha: Kemi pas shum duete kete vere, Dhe jemi shum t´knaqur , Kemi menduar për duetin i cili do të jete krejt ndryshe me Adelina Ismailin, Jemi duke bashkpunuar qe kenga të del sic ësht mas miri tha Geti, I pyetur nëse kënges do tju behet videoklipi ai tha: Po kemi menduar edhe për videoklip. Kurse Adelina Ismaili në pyetjen tonë se kur pritet ky duet ajo tha: Të gjitha do ti kuptoni me kohe, Por mos harroni qe do të jete një kënge fantastike.

Adelina Ismaili dhe Tingulli 3et bashkpunimin e fundit e kan pasur para 7 viteve me këngen “Në Kosovë luhet komor“ .

Share on Facebook

Enxhi Kamenica: Nuk jam shtatzënë me Noizyn
Enxhi Kamenica, e cila ka qenë “provokuesja” në Big Brother, ka rrëfyer gjithë të vërtetën e marrëdhënies së saj me reperin, Noizy.

Ajo nuk ka preferuar të flasë për jetën e saj private, megjithatë lidhjen e saj me Dorin, djaloshin simpatik nga Tirana, e njohin të gjithë, edhe për faktin se Enxhi e ka bërë tatuazh emrin e tij në qafën e saj.

Kur ishte pyetur Enxhi se cila është lidhja e saj me Noizyn , ajo ishte përgjigjur: “Një njohje shumë e rastësishme në një natë të ftohtë vere, por që me kalimin e kohës u kthye në një miqësi të fortë“.

Ndërkohë, Enxhi ka hedhur poshtë spekulimet se është shtatzëne me reperin.

Share on Facebook

Emmy: Foto sensuale në bregdet
Ndryshe nga herët e tjera këngëtarja simpatike Emmy në klipin e saj të titulluar “A ma jep” ka prezantuar një imazh dhe një performancë mjaft seksi. Këtë verë Emmy, ndryshe nga të tjerat është paraqitur me një look special dhe me një trup mjaft perfekt.

Kjo vihet re qartë edhe nga fotot që ju shikoni. Sikurse këngëtaret e tjera edhe ajo nuk i ka shpëtuar objektivit të aparatit (herë të shkrepura vetë, herë nga paparaci) gjatë pushimeve në bregdet.

Edhe pse stina e verës për të dhe koleget e saj është “full” me koncerte, koha për relaks siç duket gjendet gjithmonë.

Share on Facebook

Alkoolizmi dhe pasojat e kësaj dukurie
Fjala alkool rrjedh nga fjala arabe (al-kohl ) që do të thotë “shumë i mirë“ ose “ai që djeg“. Alkooli është i vjetër sa edhe vet njerëzimi, sa që deri më sot për të janë shkruar histori të ndryshme. Rreshtat në vijim do të jenë vazhdimësi e tyre, mirëpo do të mundohemi që lexuesin së pari ta njoftojnë me komplikimet psikiatrike të cilat i sjell alkooli.

Veprimi i dëmshëm i alkoolit njihet që nga e kaluara. Në mes shkrimeve ndeshen edhe të tillë që e ndalojnë përdorimin e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se: alkoolistët janë persona të cilët ekcesivisht kënaqen me pijet alkoolike, duke kaluar kështu në një gjendje të varur nga alkooli, me ç’rast i shfaqin fshehtësitë e tyre të brendshme si edhe problemet në shoqëri apo gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.

Tri janë arsyet e pashmangshme të krijimit të të ashtuquajturit “trekëndësh i alkoolit“:

- I pari dhe faktori kryesor, njeriu;

- Hapësira sociale në të cilën jeton, gjë e cila i jep alkoolizmit natyrë të sëmundjës sociale; dhe

- Faktori alkool, me veçoritë e tij farmakologjike.

Është me rëndësi të ceket se, nga kontakti i parë me pijen alkoolike e deri te alkoolizmi kuptim plotë (pasojat trupore, psikike dhe sociale), duhet një periudhë e caktuar kohore (perafërsisht 15 vite), sepse alkoolisti kalon nëpër fazat: paraalkoholike, prodromale, kritike dhe kronike.

Në praksën klinike, fazat alkoolike ndahen në fazën paratoksike dhe fazën toksike e cila njihet dhe manifestohet me humbjen e kontrollit, gjë që në popull njihet me termin “fenomeni i gotës së parë“ apo edhe “humbje e filmit“.

Komplikimet alkoolike trupore

Pamja e jashtme e personit, i cili ka pirë alkool prej shumë vitesh, është gjithnjë e dukshme dhe veçohet me fytyrë të enjtur, me paraqitje të theksuar të kapilarëve të gjakut nëpër fytyrë dhe hundë, lëkurë ngjyrë të kaltër-vjollce, pamje jo pedante të jashtme, neglizhencë higjienike, etj.

Komplikimet alkoolike neurologjike

Polineuriti, i cili çon në polineuropati, lind nga ndikimi direkt i alkoolit të dëmshëm në nerva, andaj si rrjedhojë vjen deri te çrregullimi i përthithjes dhe mungesës së vitaminës B. Simptomat e para të manifestimit të polineuropatisë paraqiten në formë të mpirjes, therjes, lodhjes, humbjes së fuqisë, rënies së imunitetit, dhimbjeve të muskujve, ndërsa në stadiumet e mëvonshme edhe deri te atrofimi i tyre.

Komplikimet alkoolike psikiatrike

1. Gjendja patologjike e dehjes – Rezulton pas marrjes në sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike të cilat janë të pamjaftueshme të shkaktojnë intoksikim dhe gjendje të dehjes tek shumica e njerëzve, për dallim nga gjendja e dehur akute e cila rezulton pas marrjes së sasisë së madhe të alkoolit.

2. Kompliket e gjendjes së dehur apo reaksionet patologjike gjatë gjendjes së dehur, përgjasojnë me rastet e parafolura, megjithatë reaksionet ndodhin pas marrjes në sasi të mëdha të pijeve alkoolike tek personat të cilët me vite të tëra përdorin alkool.

3. Dipsomanija ose pseudo dipsomania paraqet dukuri patologjike të përdorimit të alkoolit. Karakterizohet me pamundësi të largimit nga pirja e alkoolit dhe me afinitet për pirje. Gjendja fillon me pirje të pandërprerë prej disa ditë dhe vazhdon deri në 2-3 javë. Të dyja këto raste paraqiten me përcjellje të ndryshimeve dhe atë me gjendje kriminogjene, që është e pazakontë nga vështrimi i mjekësisë ligjore.

4. Krizat konvulzive alkoolike paraqiten kryesisht gjatë fazës alkoolike të toksimanisë dhe në gjendjet akute të intoksikimit. Alkooli po ashtu mund të provokojë dhe vështirësojë sulmet epileptike tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Krizat konvulzive tek personat me alkool shfaqen si rezultat i mungesës së vitaminës B e posaçërisht piridoksinës. Po ashtu, produktet e dëmshme të prodhuara nga metabolizmi i alkoolit, çojnë deri te dëmtimi i sistemit nervor qendror dhe ndihmojnë manifestimet epileptike. Mendohet që këto dëmtime janë reverzibile dhe se për këtë arsye sulmet ndalojnë në abstinencë. Për këtë arsye, këshillohet që në hapat e parë të përdorimit të alkoolit tejmase, të ndërpritet apo t’i nënshtrohet tretmanit shëruese.

Share on Facebook

Ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit
Mënyra e të ushqyerit luan një rol shumë të rëndësishëm në uljen e kolesterolit. Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin. Me ndihmën e disa parametrave të thjeshtë mund të kontrolloni nivelin e kolesterolit dhe të lehtësoni kurën e ilaçeve. E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime sidomos në stinën e verës ku organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime. Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur. Për të ulur kolesterolin nuk duhet të konsumoni veçanërisht yndyrnat e ngopura. Yndyrnat e ngopura që gjenden tek mishi , produktet e yndyrshme të qumështit dhe tek disa vajra mund të rrisin kolesterolin tuaj. Yndyrnat që përmbajnë margarinat, gurabijet, krekërat dhe kekët e marketit rrisin kolesterolin e dëmshëm dhe ulin kolesterolin e mirë.

Tërshëra

Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.

Bajamet

Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005, zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.

Batha dhe thjerrëzat

Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005, u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.

Boronicat

Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

Elbi

Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004 rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë çka përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi përmban Potasiumim, i cili është I përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.

Avokadot

Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.

Alkooli

Të pish një gotë verë në darkë apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak,si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.

Karota

Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.

Share on Facebook

Efektet kuruese të mollës
Fruti i mollës përmban përbërës kurues dhe ushqyes. Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.Frutat përmbajnë rreth 15 për qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse.Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vet mushkërive. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi.Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë. Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze. Ajo përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, në sasi të vogla ka dhe vajra eterikë, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C. Përveçse përdoret si pemë freskuese dhe për përgatitjen e lëngjeve të ndryshme dhe të uthullës, molla përdoret edhe për përgatitjen e çajrave të ndryshme shëruese.

Çaji me lulet e mollës

Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj, si të thara, përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë.

Çaji nga rriskat e thara të mollës

Ky çaj përdoret për këndellje psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritje të mëlçisë dhe pastrim të veshkave. Marrja e mollës së freskët dhe e bukës së zezë për disa ditë rresht ndikon mirë në pastrimin e mukozës së hundës, ndihmon dhe shpejton tretjen e ushqimit, siguron gjumë të rehatshëm, eliminon djegësirën dhe thartirën e lukthit, ndikon mirë kundër reumës dhe arteriosklerozës. Është e mirë që posaçërisht personat e moshuar ta marrin si ushqim të pandarë me bukë.

Molla

Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak. Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shërues për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve. Për këto raste preferohet molla e pjekur. Rezultate të mira për trajtimin e disa sëmundjeve ka dhënë edhe pirja e lëngut të mollës. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngut të mollës kundër sëmundjes së lëkurës, sëmundjes së veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit). Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te personat që kanë vuajtur nga verdhëza. Nga molla bëhet edhe uthulla e mollës, e cila është shumë e preferuar të përdoret për sallata dhe drejtime të tjera shëruese.

Astma

Nëse vuani nga astma e kafazit të kraharorit, duhet fërkuar me uthull molle, e nëse lëkura është e ndjeshme, uthullën duhet ta zbutni me ujë. Me uthull molle bëhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vështira të ngufatjeve astmatike. Fasha e lagur me uthull vendoset në lëkurë, ndërsa sipër saj vendoset një fashë tjetër e terur.

Pagjumësia

Uthulla e mollës e përzier me mjaltë dhe uje të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhimbja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë: gjysmë gote ujë të ftohtë, 1 lugë uthull molle dhe pak mjaltë. Fasha ndërrohet kur nxehet. Këto fasha mund të vihen edhe në pjesën e pasmë të qafës. Për t’i përmbushur nevojat ditore me minerale, çdo ditë nga tre herë duhet të merren me një gotë uji dy lugë çaji me mjaltë dhe dy lugë çaji uthull molle.

Share on Facebook