|

BDI – 2 vite qeverisje

Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti-Devaja ka theksuar për mediet se këto dy vite të qeverisjes së koalicionit kanë qenë vite kur BDI, krahas realizimit të platformës së vet dhe interesave të shqiptarëve, “është harxhuar shumë energji për të korrigjuar pasojat që shkaktoi hyrja në qeveri e një partie shqiptare që kishte humbur zgjedhjet dhe nuk kishte legjitimitet për të qeverisur”.

Në Bashkimin Demokratik për Integrim thuhet se gjatë viteve të qeverisjes kanë bërë mjaftë në avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Si suksese ata i llogarisin: Njohjen e Kosovës, stopimin e ndërtimit të Kishës Ortodokse në sheshin e Shkupit, rikthimin e rastit të Sopotit në rishqyrtim, punësime në administratë, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit etj.

Leave a Reply

ilirida.net – Online PRESS Center Powered by ilirida.net
Entries (RSS) and Comments (RSS).