Brukseli sot shqyrton të arriturat e Maqedonisë
Në Bruksel sot do të mbahet takimi i shtatë i Këshillit për stabilizim dhe asociim (Këshilli i SA), në të cilin përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve të tjera relevante nga Republika e Maqedonisë do ta prezantojnë përparimin e arritur për përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike, si dhe aktivitetet për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian në pajtueshmëri me Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim.
Brukseli zyrtar sot do të shqyrtohen arritjet e Republikës së Maqedonisë në procesin e inkuadrimit në BE.
Në takim në emër të BE-së do të kryesojë ministri i Punëve të Jashtme i kryesuesit aktual të Belgjikës, Stiven Vanakere, ndërsa do të merr pjesë edhe eurokomisari Shtefan File. Bashkëkryesues me Këshillin për SA nga ana e Maqedonisë është ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski. Në delegacionin e Republikës së Maqedonisë do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Abdilaqim Ademi dhe Vasko Naumovski.
Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë, në takim do të këmbehen mendime edhe për gjendjet në BE nga aspekti i zbatimit të Marrëveshjes së Lisbonës, strategjia Evropa 2020, ballafaqimi me krizën ekonomike, ndërsa do të diskutohet edhe për gjendjet në Ballkan, bashkëngjitja e Maqedonisë ndaj politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe për çështje të tjera politike të jashtme me interes të përbashkët.
Këshilli për stabilizim dhe asociim është struktura më e lartë institucionale për dialog politik dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së të vendosur me Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2004, e prezanton kornizën për zbatim të marrëdhënieve kontraktuese deri te hyrja e Maqedonisë në BE. Takimet e Këshillit për SA mbahen një herë në vit dhe janë me rëndësi të jashtëzakonshme për rrjedhën e integrimit të Maqedonisë në BE. (ina)
