|

Behrami shumë afër Romës

Mesfushori kosovar i West Hamit, Valon Behrami, është shumë afër transferimit te klubi italian Roma, shkruan të hënën “Il Corriere dello Sport”. Njoftohet se klubi roman do t’i ofrojë West Hamit portierin brazilian Doni dhe sulmuesin e ri Stefano Okaka në shkëmbim për Valon Behramin. Behrami ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme evropiane, por do ta mirëpriste një rikthim në Itali pasi para se të transferohej në Angli ka luajtur për Lazion, dhe tani mund të kthehet përsëri atje, por te rivali i ish-klubit të tij, që është Roma. Behrami me West Hamin ka kontratë deri në verën e vitit 2013.

Leave a Reply

ilirida.net – Online PRESS Center Powered by ilirida.net
Entries (RSS) and Comments (RSS).