|

‘Romantikët” nuk i tremben Liverpoolit!

“Sa i përket kundërshtarit nuk duhet të flitet shumë. Por, njëjtë sikur ne edhe ata janë të krijuar nga gjaku dhe mishi dhe në fushë do të jemi të barabartë (11-të futbollist). Padyshim se do të jetë një spektakël ku të kënaqur do të jenë të gjithë”, deklaroi trajneri i Rabotniçkit

Bujar KURTAJ

Avdyl SALIHU

Të enjten në stadiumin e qytetit në Shkup me fillim në ora 20.45, adhuruesit e futbollit të Maqedoni më në fund do të kenë rast të shohin një ekip botëror siç është Liverpooli. “Romantikët” me padurim po e presin këtë ndeshje. Ndërkohë, trajneri Zoran Stratev, ka pohuar se lojtarët e tij do të japin maksimumin dhe do të kënaqin të gjithë ata që do të vijnë për ta shikuar ndeshjen. “Kur organizuam konferencën për shtyp me rastin e xhiros së dytë kundër Mika, premtova se prapë do të shihemi. Dhe ja që premtimin e mbajta. Më meritor për suksesin e arritur padyshim se janë futbollistët, por edhe kryesia e klubit. Të sjellësh një klub të madh si Liverpooli nuk është punë e lehtë”, pohoi Stratev. Ai më pas shtoi se për kundërshtarit nuk duhet të flitet shumë pasi dihet historia e tyre. “Sa i përket kundërshtarit nuk duhet të flitet shumë. Por, njëjtë sikur ne edhe ata janë të krijuar nga gjaku dhe mishi dhe në fushë do të jemi të barabartë (11-të futbollist). Padyshim se do të jetë një spektakël ku të kënaqur do të jenë të gjithë”, deklaroi Stratev, i cili tha se kundër ekipit anglez do të paraqitet me formacionin 4-4-3.

Ndryshe, Stratev tha se atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët mezi presin të takohen dalin në fushë. “Gjatë këtyre ditëve nuk kemi qenë të preokupuar shumë me ndeshjen, kështu që atmosfera në ekip është e shkëlqyer. Futbollistët e mi do të japin maksimumin dhe ata me padurim presin që të fillojë ndeshja. Pa marrë parasysh rezultatit përfundimtar, adhuruesit e futbollit që do të vijnë në ndeshjen e së enjtes do të ngelin të kënaqur”, deklaroi Zoran Stratev. Nga ana tjetër, kapiteni i “romantikëve”, Nikolla Gligorov, tha se ekipi anglez është favorit, mirëpo ata nuk do të dorëzohen. “Liverpooli është favorit absolut, mirëpo ne shpresojmë se mundemi të arrijmë rezultat pozitiv. Do të hymë të qetë, do të japim maksimumin që t’i kënaqim 22.000 mijë shikuesit të cilët do të vijnë ta shikojnë ndeshjen. Atmosfera në ekip është shumë e mirë”, deklaroi Gligorov.

Liverpooli pa, Gerrad, Carragher, Jonson e Cole!

Skuadra e Liverpoolit ka ateruar në Maqedoni pa yjet e saja si Steven Gerrard, Jamie Carragher, Glen Johnson and Joe Cole. Në vend të tyre, trajneri Roy Hodgson në mesin e 20-të futbollistëve ka përfshirë “yjet e reja” si Jonjo Shelvey, Nathan Eccleston, Martin Hansen, Peter Gulacsi, David Amoo, Lauri Dalla Valle dhe Tom Ince. Sidoqoftë, Martin Skrtel, Daniel Agger and Sotirios Kyrgiakos janë futbollistëve më të njohur që do të paraqiten nesër në stadiumin ‘Filipi i dytë” si dhe përforcimet e reja, Milan Jovanovic, Danny Wilson, të cilët janë të gatshëm për sfidat në sezonin 2010/11.

Skuadra e Liverpoolit: Cavalieri, Aquilani, Agger, Jovanovic, Kyrgiakos, Lucas, Wilson, Ngog, Spearing, Darby, Shelvey, Kelly, Skrtel, Eccleston, Ayala, Hansen, Gulacsi, Amoo, Dalla Valle, Ince.

1157 tifoz të Liverpulit

Drejtori sportiv i Rabotniçkit, Igor Angelovski, tha se 1157 bileta u janë shitur tifozëve të Liverpoolit. “Zyrtarisht ne si klub kryesisë së Liverpoolit u kemi shitur 1157 bileta dhe asnjë më tepër. Se sa do të jetë numri i saktë i tyre, këtë nuk mundemi ta dimë”, tha Angelovski, i cili potencoi se në treg kanë qenë 22 mijë bileta, prej të cilave asnjë nuk është dhënë gratis në përjashtim të futbollistëve, të cilët sipas tij janë më meritor për suksesin e arritur. “Partnerët tanë që i kemi dhe institucionet shtetërore kanë paguar bileta, që do të thotë se gratis bileta nuk ka pasur. Përndryshe, 5 mijë bileta që ishin të rezervuara për klubet e tifozëve nga Ballkani, janë stopuar dhe të njëjtat u janë dhënë adhuruesve tanë”.

Teteksi takohet me Ellfsborg

Ekipi i Teteksit në kuadër të xhiros së tretë në UEFA Euroliga do të ndeshet të enjten kundër skuadrës Ellfsborg nga Suedia. Para këtij takimi, futbollistët tetovarë kanë zhvilluar një stërvitje në stadiumin Boras Arena” në Ellfzborg, ndërkohë që të njëjtit shpresojnë që mos të pranojnë gol, që në takimin e dytë në Shkup të bëjnë diç më tepër. “Ndaj suedezëve do të mendoj te luaj me taktikë të njëjtë 4-3-3. Kështu jemi duke luajtur një kohë të gjatë dhe kemi pasur suksese. Mirëpo tani kam disa futbollist të lënduar dhe duhet të gjej një solucion tjetër. Më së shumti tani për tani më konvenon 4-4-. Sido që të jetë në fushë do të paraqiten lojtarët më të mirë që i kemi”, pohoi trajneri i Teteksit, Toni Jakimovski.

Leave a Reply

ilirida.net – Online PRESS Center Powered by ilirida.net
Entries (RSS) and Comments (RSS).