Trupi pas shtatzënisë
Nuk ka asgjë më të bukur se ndjenja e të qenit nënë. Por, edhe pas gjithë përvojat e mrekullueshme që i përmban shtatzënia, ajo mund të jetë edhe frustuese për disa gra. Gjatë shtatzënisë paraqiten disa ndryshime të mëdha në trup të cilat sigurisht që mund ti frikojnë gratë. Lexoni në çfarë ndryshime kalon trupi pas shtatzënisë dhe si ti parandalojmë të njëjtat.
Trupi ndryshon pas shtatzënisë
Shtatzënia është njëra nga periudhat më të bukura të jetës. Kjo periudhë gjithashtu ndikon edhe në ndryshimin e trupit tuaj me të cilin duhet të përballeni. Sido që të jetë, kjo periudhë nuk zgjatë shumë. Ndryshimi i disponimit, aknet, dhimbjet dhe zmadhimi e peshës gradualisht do të zhduken dhe oreksi prapë do të kthehet në normalen. Për disa ndryshime si zmadhimi i peshës duhet më shumë kohë që trupi sërish të kthehet në normalen por e gjithë kjo është gjendje normale.
Flokët ndryshojnë pas shtatzënisë
Sikur se trupi që kalon nëpër ndryshime hormonale të njëjtën mund ta vëreni edhe me flokët të cilat mund t’iu duken më ndryshe. Flokët tuaja mund të përmirësohen por mund të bëhen edhe më të thata, të dëmtuara apo të holla. Këto probleme mund ti përmirësoni nëse kujdeseni për flokët dhe zgjidhni ndonjë stilist për flokë.
Lëkura ndryshon pas shtatzënisë
Ndryshimet e lëkurës gjithashtu mund të shkaktohen nga hormonet. Nëse gjendja e lëkurës tuaj keqësohet (akne, skuqje, qime), atëherë lëkurës tuaj i nevojitet kujdes jo agresiv. Disa ekspertë sugjerojnë që nënat ti përdorin prodhimet e njëjta me foshnjat e tyre. Duhet të shmangni kozmetikë të fortë të cilat janë agresive dhe duhet të konsumoni shumë ujë.
Vithe të mëdhenj pas shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë, trupi juaj adoptohet që të mund të jetë i gatshëm ta mbajë foshnjën. Kjo donë të thotë që vithet e juaja do të zgjerohen. Është shumë e vështirë që ta ktheni formën e njëjtë pas shtatzënisë. Për këtë duhet që të bëni ushtrime.
Ndryshime vagjinale pas shtatzënisë
Disa ndryshime bëhen në pjesët intime të trupit. Mund të ndjeni dhimbje. Kështu që më mirë është të bëni një kontrollim gjinekologjik. Por nëse edhe pas kësaj, jeta juaj seksuale nuk përmirësohet, dhe ndjeni dhimbje dhe gjak derdhni, atëherë duhet që kohë pas kohë të abstenoni nga seksi një kohë të caktuar. Dhimbjet gjatë seksit mund të jenë si pasojë e ndryshimit hormonal. Deri atëherë kur penetrimi është i dhimbshëm, mundeni që me partnerin të provoni forma të ndryshme të quarit dashuri ose të përdorni ndonjë lubrikant.
Ndryshimi i madhësisë së gjoksit
Pas shtatzënisë gjoksi mund të ritet apo zvogëlohet. Gjendja më e palakmueshme është kur në gjoks paraqiten strija. Për këtë u sugjerohet që vazhdimisht ta lyeni trupin me krem për trup.

