10 mënyrat si t’i bëni për vete vajzat seksi
shumë meshkuj duan të bëjnë për vete bukuroshen për të cilën të gjithë kanë interes, ato që janë si yjet e filmave. Mirëpo, shumë prej tyre, në të njëjtën kohë nuk kanë asnjë ide sesi duhet vepruar me mjeshtëri për të tërhequr vëmendjen e saj. Më poshtë renditen disa opsione të cilave mund t’u referoheni për t’u pajisur me armë më efikase në “luftën” tuaj…
1. Mos u dukni të shqetësuar Te bukuroshet seksi funksionon strategjia sportive. Silluni sikur të jeni në terrenin tuaj. Mënyra më e mirë që një femër seksi të mos ju refuzojë është që të mos e merrni gjithë ditën në telefon. Mos bëj sikur do pranoje të martoheshe me të që në takimin e parë, për shkak se ajo këtë gjë do ta përkthente si shqetësim.
2. Bëjeni të ndjehet e pasigurt Gabimi më i madh i të gjithë meshkujve, kur vjen puna te ndjenjat, është se ato lexohen si pasqyra. Në këtë rast zhduken surprizat dhe kënaqësia. Mos u bëni gjithmonë djem të dëgjueshëm, të cilët në çdo kërkesë apo telefonatë janë gati, bëjeni të mendojë dhe t’ju pyesë se me kë ishit dhe ku ishit. Bëjeni të jetë e pasigurt dhe me të vërtet që do të ktheni vëmendjen e saj te ju.
3. Hidhuni në aksion Në një rast kur një vajzë seksi që ju pëlqen po ju vështron, mos e lini të tejzgjatet vështrimin. Një bukuroshe seksi do të kthejë kokën në një anë tjetër dhe do të kërkojë një tjetër mashkull, me më shumë guxim, për më tepër që ajo do ta kishte secilin që do të donte. Bëje hapin e parë dhe trego se je një djalë me vetëbesim, i dashur, mashkulli që kërkon ajo.
4. Bëje të mundohet Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat për të cilat nuk mundohen. Në fakt, kështu është edhe me vajzat bomba, të cilat i bëjnë djemtë që t’u bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe i pëlqen, kjo do t’ju kushtojë shumë dhe rrjedhimisht do të jeni i pavlerësuar Bëjeni që ajo t’ju kërkojë më shumë sesa ju e kërkon atë, ndërsa herë pas here mund t’i kërkoni ndonjë shërbim të vogël që ajo të mundohet për t’ua plotësuar. Sa më shumë do të mundohet, aq më shumë do t’ju vlerësojë.
5. Bëhuni kreativ Femrat e bukura kanë meshkuj sa për gjithë jetën. Kujdes, nëse takoni një femër bukuroshe dhe seksi, bëhuni kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barsoleta që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftojeni për kafe në një vend ku nuk shkoni për ditë, por jo në çfarëdolloj vendi, zgjidheni pak me kujdes. Vetmia krijon intimitet dhe sukses, ndaj mos e harroni këtë këshillë!
6. Bëhuni mashkulli që di se çfarë dëshiron Bukuroshet duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për ketë arsye, kur të vini në një rast të tillë, mendoni paraprakisht se çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e çoni në pozicionin që të jetë ajo që merr vendime.
7. Mos u bëni këpucëtar Mos bëni shumë përpjekje që ajo të mendojë se ju do ishit gati t’i fshinit edhe këpucët. Një femre seksi, djemtë e tillë as nuk do t’i binin në sy. Ajo kërkon një mashkull të fortë. Takimet e para janë shumë të rëndësishme. Në fillim ndihmojnë edhe pak gënjeshtrat, kështu që mos i tregoni drejt e drejt se pse nuk i përgjigjeni telefonatave të saj, më mirë thoni se keni qenë i zënë me punë të tjera të ngutshme! Çdo femre, gjëja e parë që do t’i shkonte ndër mend, do të ishte se ti ke qenë më një vajzë tjetër dhe se ajo duhet të përpiqet më shumë që të të mbajë për vete.
8. Tregoni se jeni një xhentëlmen i vërtetë Metoda “xhentëlmenë” është një mundësi më shumë “për ta ngritur nga tavolina”. Femrat vdesin për pak kujdes. Kështu, kujdesu të jesh në anën e duhur për t;i hapur derën e automjetit dhe të restorantit, kujdesuni që të ulet me delikatesë në karrige etj. Besojeni apo jo, këtu cikërrima do t’ju dallojnë 99 për qind nga meshkujt e tjerë.
9. Bëhuni pak i komplikuar Asnjëherë mos i tregoni një femre gjithë jetën tuaj, brenda një kohe të shkurtër njohjeje. Në këtë mënyrë, ajo do të largohet prej jush si prej gjarprit dhe në fund të fundit do të mendojë se jeni i çmendur, egocentrik dhe i mërzitshëm. Bëjeni që t’ju njohë pak nga pak dhe çdo ditë të zbuloj diçka më shumë nga jeta jote. Kjo do t’i krijojë një afërsi më të madhe, duke menduar se është ajo që të ka zbuluar dhe kështu do t’i shtohet dëshira për të qenë më e lidhur me ju.
10. Vërdallisuni në lagje Femrat seksi kanë më tepër dëshirë se femrat mesatare që të kenë konkurrencë. Jepini arsye të mendojë se ka shumë femra atraktive në lagje apo qytet, që ju kanë qejf ose më mirë, që vdesin për ju. Kështu ju do të shtoni kureshtjen e saj dhe ajo do të lidhet pashmangshmërisht me ju.

