Të mos preken kufijtë
Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Antonio Milloshoski dhe Ilir Meta konstatuan se e ardhmja e rajonit është në integrimin euroatlantik e jo në shënimin e rinj të kufijve. Milloshoski dhe Meta vlerësuan së marrëdhëniet mes dy vendve janë të mira dhe se të njëjtat duhet të përforcohen edhe më tej në të ardhmen. Meta po ashtu kërkoi implementim të tërësishëm dhe efikas të Marrëveshjes së Ohrit
Afrim TANALLARI
Shqipëria dhe Maqedonia si dy shtete fqinje nuk janë të intëresuara për krijimin e kufijve të rinj iracional për këtë pjesë të Evropës Juglindore por për bashkim në planin politik, ekonomik të vendeve të rajonit në familjen e Bashkimin Evropian.
Kjo porosi diplomatike u dha nga dy ministrat e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Ilir Meta dhe Antonio Milloshoski, pas paralajmërimeve të ideve serbe për këmbim të teritoreve dhe bisedimeve teknike që duhet të mbahen mes palës së sërbe dhe kosovare. Ministri Meta me vizitën e tij zyrtare në Shkup po e mbyllë agjemden e tij pas vizitave që realizoi në Beograd, Prishtinë dhe në Luginën e Preshevës.
Ata theksuan se koha e debateve për ndryshim të kufive duhet ti ngelet të kaluarës. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta tha se, për qytetarët e rajonit është monotone të dëgjojnë plane për ndarjen e sërishme të Ballkanit , sepse kjo është pjesë e historisë e mbushur me konflikte dhe luftra të pa menduara.
“Nuk është koha të flasim për ndryshimin e kufinjve, por është momenti që njëherë e përgjithmonë ti fshijmë kufinjtë aktual”, deklaroi Meta.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Maqedoonisë Antonio Milloshovski tha se, atë kohë, nuk janë ndërtuar mure dhe kufinj të ri, por të njëjtit janë bërë të parëndësishëm, sepse Evropa po bashkohej dhe ndërtohej edhe në planin ekonomik.
“Tejkalimi i problemeve bilateral, etnike ose kufitare në rajonin e Evropës Juglindore duhet të zhvillohet në mënyrën e njëjtë me të cilën u tejkaluan problemet mes vendeve themeluese të BE-së, pas Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.
Ministri Milloshovski e ka informuar homologin e tij shqiptarë Ilir Metën edhe për gjendjen politike në Maqedoni, për stabilitetin e koalicionit qeveritarë , realizimin e marëveshjes së Ohrit, ku demokracinë multietnike të Maqedonisë e bënë më funksionale. Ministri Meta edhe njëher ka vlersuar lartë vendimin e guximshmë që Maqedonia njohi pavarsinë e Kosovës dhe vendosi mardhënie diplomatike.
Në raport të politikës së jashtme euroatalnitike dy vendet kanë pozitë dhe aspirate të njejta, ku e vlersuan si një ambicje e paalternativë.
“Kontaktet dhe raportet e dy vendeve në të gjitha nivelet janë të njejta. Ne mezi presim që Maqedonia ta marrë vendin e duhur në NATO, pasi që ajo i plotësoi të gjitha detyrimet dhe njëkohsisht presim që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet me BE. Jemi të lumtur që qytetarët e Maqedonisë që lëvizin në Shengen zonë dhe shpresojmë që edhe qytetartë e shqipërisë për disa mujaë do ta kenë atë mundësi”, deklaroi Ilir Meta.
Ai kërkoi zbatim efikas dhe të tërësishëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Të dy homologët edhe njëher u dakorduan me deklaratën e përfaqësuesit së politikës së jashtme të BE-së, Katrin Ashton se pas vendimit të GJND-së për Kosovën, ku sipas tyre fillon një fazë e re në rajonin e Ballkanit, në raport me të ardhmën, që do me thënë fshirja e kufinjve, dhe jo e ndërtimit të kufijve të rinj.
Të dy ministrat e jashtëm theksuan se, të dy vendet do të përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin bilateral, posaqërishtë në fushën e ekonomisë, duke potencuar projektet infrastrukturore si ma të rëndësishëm Korrdiorin 8.
Gjatë kësaj vizite Ministri Meta ka realizuar takim edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, kryeparlamentarin Trajko Veljanovskin si dhe me liderët e partive politike atë të BDI-së Ali Ahmetin, PDSH-së Menduh Thaçin dhe LSDM-së Branko Cërvenkovskin, ndërsa të enjten do ta takojë kryetarin e DR-së, Imer Selmanin.
Nuk është koha për ndryshimin e kufijve
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta tha se, për qytetarët e rajonit është monotone të dëgjojnë plane për ndarjen e sërishme të Ballkanit , sepse kjo është pjesë e historisë e mbushur me konflikte dhe luftra të pa menduara. “Nuk është koha të flasim për ndryshimin e kufinjve, por është momenti që njëherë e përgjithmonë ti fshijmë kufinjtë aktual”, deklaroi Meta.
Kaloi koha e ndërtimit të mureve
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshovski tha se, atë kohë, nuk janë ndërtuar mure dhe kufinj të ri, por të njëjtit janë bërë të parëndësishëm, sepse Evropa po bashkohej dhe ndërtohej edhe në planin ekonomik. “Tejkalimi i problemeve bilateral, etnike ose kufitare në rajonin e Evropës Juglindore duhet të zhvillohet në mënyrën e njëjtë me të cilën u tejkaluan problemet mes vendeve themeluese të BE-së”, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.

