Krishterizohet Maqedonia
Ky krishterizim, ndarje në maqedonas e shqiptarë, rrënjët i ka që në vitin 2001, atëherë ku po e njëjta qeveri, por pa BDI-në, me në krye Lubço Georgievskin vendosi kryqin grandioz në maje të malit Vodno. Këtë politikë e vazhdoi edhe lideri aktual i VMRO-së, Nikola Gruevski, me provokimet katër vjet rresht në raportet ndëretnike, për të kulminuar me projektin “Shkupi 2014”
Derisa kaloja pranë “Urës së Gurit”, rastësisht më shkuan sytë te përmendoret e “Shën Cirilit dhe Metodit”. Nuk më habiti vendosja e tyre aty në hyrje të Urës, ka po vija nga Çarshia e Vjetër, por hiperbolizimi i pa nevojë i kryqeve të vendosura të dy iluminstëve, vëllezërit “Cirili dhe Metodij”. Me këto fjalë rrëfehet një qytetar shqiptar, lidhur me projektin famoz “Shkupi 2014” i cili po merr kahen e krishterizimit të shtetit. Por, kjo nuk ndalon vetëm me kaq. Ky qytetar shqiptar që me dhembje kishte parë këtë fotografi, e kishte prekur rëndë dhe e shpjegon si një provokim të panevojshëm, por edhe një nacionalizëm të skajshëm të Qeverisë aktuale me në krye Gruevskin. Për të, por edhe për shumë të tjerë nuk mjafton vendosja e disa personaliteteve shqiptare, diku në një qosh të qytetit, por politika nacionaliste që inicion dhe miraton Qeveria aktuale me vendosjen e këtyre kryqeve. Ky krishterizim rrënjët i ka që nga viti 2001, atëherë ku po e njëjta qeveri me në krye Lubço Georgievskin vendosi kryqin grandioz në maje të malit Vodno. Ky nacionalizëm, kjo ndarje ashiqare në maqedonas e shqiptarë, u përcoll edhe nga pasardhësi i Lubços, lideri aktual i VMRO-së, Nikolla Gruevski, me provokimet katër vjet rresht në raportet ndëretnike dhe për të kulminuar me projektin “Shkupi 2014”.
Këtu assesi nuk mund të amnistohet roli i partive shqiptare, së pari se ndërtimi i kishës si vendim u miratua gjatë qeverisjes së VMRO-së dhe PDSH-së dhe projektet e tilla vazhduan me qeverisjen VMRO-BDI, siç është projekti i fundit “Shkupi 2014”. Ky fenomen, pra i krishterizimit të shtetit, që u kundërshtua butë nga partitë shqiptare, më të zëshëm vazhdojnë të jenë analistët shqiptarë, të cilët këtë krishterizim e shikojnë si një dukuri të mungesës së identitetit real të palës maqedonase. Sipas Alajdin Demirit, krishterizimi ose VMRO-izimi i Maqedonisë është një fenomen i cili është evident në vend për arsye të, siç thotë “mungesës së identitetit real ashtu siç janë maqedonasit”.
“Kjo është me arritjen e VMRO-së për arsye se ajo tenton përmes krishterizimit dhe instalimit nacional të pabazë në Maqedoni ta forcojë shtetin, maqedonizimin dhe pushtetin e vet. Me të vërtetë është një fenomen është huazim nga diçka që nuk ekziston. Hapësira e pambushur ose mungesa e kohës së re e etnitetit ose identitetit maqedonas mundohen që të kompensohet në këtë formë. Por, e gjithë kjo do të arrijë një efekt negativ dhe do t’i bëjë dëm vetë shtetit”, ka thënë Demiri.
Madje, sipas Kim Mehmetit, deshqiptarizimi dhe deislamizimi i Shkupit ka filluar që moti dhe këto tani janë vetëm disa nga ato dukuritë të cilat janë në deshqiptarizimin e Shkupit.
“Siç duket, partitë politike shqiptare nuk kanë apo nuk dinë se si t’i kundërvihen këtij projekti të qarqeve maqedonase dhe vazhdon ajo të realizohet.
E gjithë kjo filloi me vendosjen e kryqit në Vodno, e tani shoqërohet qartë muri i cili e ndan Shkupin në pjesën shqiptare dhe atë maqedonase”, ka thënë analisti Kim Mehmeti.
Forcimi i pushtetit VMRO-ist
“Kjo është me arritjen e VMRO-së për arsye se ajo tenton që përmes krishterizimit dhe instalimit nacional të pabazë në Maqedoni ta forcojë shtetin, maqedonizimin dhe pushtetin e vet. Por, e gjithë kjo do të arrijë një efekt negativ dhe do t’i bëjë dëm vetë shtetit”, ka thënë Demiri.
Partitë shqiptare pa plan
“Siç duket, partitë politike shqiptare nuk kanë apo nuk dinë se si t’i kundërvihen këtij projekti të qarqeve maqedonase dhe vazhdon ajo të realizohet. E gjithë kjo filloi me vendosjen e kryqit në Vodno, e tani shoqërohet qartë muri i cili e ndan Shkupin në pjesën shqiptare dhe atë maqedonase”, ka thënë Mehmeti.
Koha e re

bravo ashtu esht