|

Materialet ndërtimore kanë mbetur në depo

Për shkak të aktivitetit të vogël investues, sivjet një pjesë e kapaciteteve nuk kanë punuar aspak, kurse te pjesa tjetër ka ngecje të shpeshta në prodhim, përkatësisht shuarjen e furrave. Rrugëdaljen e shohin në rigjallërimin e ndërtimit dhe në kreditë e lira

Industria për prodhimin e materialeve ndërtimore është para një kolapsi të tërësishëm. Firmat nuk kanë punë, nuk mund ta arkëtojnë atë të cilën e kanë punuar, kurse gjithnjë e më pak janë në gjendje t’i mbulojnë detyrimet ndaj shtetit, partnerëve afaristë dhe ndaj të punësuarve, thonë biznesmenët. Sipas tyre, gjendja e pavolitshme në ndërtimtari shprehet drejtpërdrejt mbi punën e tyre. Për shkak të aktivitetit të vogël investues, sivjet një pjesë e kapaciteteve nuk kanë punuar aspak, kurse te pjesa tjetër ka ngecje të shpeshta në prodhim, përkatësisht shuarjen e furrave. Rrugëdaljen e shohin në rigjallërimin e ndërtimit dhe në kreditë e lira.

“Për momentin investim i madh është ai i TAV-it në aeroport, ku janë angazhuar një firmë ndërtimore, dy gurore dhe dy baza për prodhimin e betonit. Për firmat e tjera nuk ka vend. Kur dihet se është shuar ndërtimi tjetër, veçanërisht në brendinë e vendit, atëherë mund të shihet se sa punë kanë firmat që prodhojnë material ndërtimi”, thotë Shefki Aliti, pronar i gurores “Dobarski Zheden” nga Grupçini. Nga Grupi për materiale ndërtimi të Odës Ekonomike thonë se në disa firma prodhimtaria ka pushur tërësisht, kurse ata që punojnë shënojnë humbje të vazhdueshme dhe shpenzime të rritura në punë, në të cilat pjesëmarrje më të madhe prej 70 për qind kanë çmimet më të larta të energjisë për 10 për qind. Kjo kryesisht ka të bëjë me krizën, aktivitetin e zvogëluar investues në shtet dhe me konkurrencën jolojale, thotë Gjorgji Stojanov nga “BIM” Sveti Nikollë. Përveç vëllimit të vogël të punës, thonë biznesmenët, firmat ballafaqohen edhe me pagesën e zvogëluar të asaj që kanë punuar, kurse kjo ndikon edhe në mundësinë që vetë t’i mbulojnë detyrimet ndaj shtetit dhe ndaj të punësuarve.

“Sivjet për herë të parë firma ime nuk ishte në gjendje ta paguajë gjysmën e parave për detyrimet ndaj shtetit. Na rrjedhin afatet, por edhe kamatat. Nga ana tjetër, nga partnerët afaristë nuk mund t’i arkëtojmë me muaj rreth 100 000 euro. Kjo ndikon në punën dhe planet tona”, thotë Aliti. Sipas tij, për firmat e kësaj veprimtarie është më mirë kur punojnë për realizues të punëve ndërtimore nga bota e jashtme, sepse me ta nuk ka probleme me pagesën.

“Kur punonim me firmën greke “Terna” në aksin rrugor, na paguhej sipas marrëveshjes. Kështu pres të jetë edhe tash me firmën turke që i realizon punët në aeroportin në Shkup. Bashkëpunimi është i vështirë kur janë në pyetje ndërtimorët e vendit. Te ne mbizotëron moslikuiditet i përgjithshëm, kurse firmat e vendit kanë shuma të mëdha të kërkesave nga shteti, prandaj edhe me vështirësi i marrim paratë tona”, thotë Aliti. Një pjesë e firmave megjithatë, rrugëdaljen e shohin në eksportin e prodhimeve në botën e jashtme, por edhe këtu ka probleme, për shkak se në shtet edhe pas pesë vjetësh të miratimit të ligjeve nuk është formuar një trup i cili do të lëshojë leje për eksport në Unionin Evropian.

Kemi marrëveshje me firma të huaja nga vendet anëtare të Unionit, por nuk mund të eksportojmë, sepse nuk kemi leje për këtë. Jo se nuk mund t’i marrim për shkak të cilësisë së prodhimeve por për shkak se nuk ka kush na e jep”, sqaron Vasil Jovanovski, kryetar i Grupit për prodhime keramike. Biznesmenët nga ky sektor ankohen edhe për kreditë e shtrenjta që u ofrohen nga bankat, gjë që e zvogëlon aktivitetin e tyre investues për modernizimin e proceseve prodhuese. Kanë vërejtje se shteti për shpenzimet e veta merr hua dhe kredi me kamata të ulëta, kurse kamatat për kredi për ekonominë ende janë të larta dhe lëvizin prej 10 deri në 13 për qind.

Sa punë kanë firmat që prodhojnë material ndërtimi

“Për momentin investim i madh është ai i TAV-it në aeroport, ku janë angazhuar një firmë ndërtimore, dy gurore dhe dy baza për prodhimin e betonit. Për firmat e tjera nuk ka vend. Kur dihet se është shuar ndërtimi tjetër, veçanërisht në brendinë e vendit, atëherë mund të shihet se sa punë kanë firmat që prodhojnë material ndërtimi”, thotë Shefki Aliti, pronar i gurores “Dobarski Zheden” nga Grupçini.

Leave a Reply

ilirida.net – Online PRESS Center Powered by ilirida.net
Entries (RSS) and Comments (RSS).